Telegrafi

Tomori shumë afër kalimit te Milani – bëhet gati për testet mjekësore

Fikayo Tomori pritet të jetë në Itali gjatë ditëve të ardhshme në mënyrë që të përfundojë transferimin e tij në Milano, si huazim me opsionin për të blerë nga Chelsea.

Burime të shumta duke përfshirë Sky Sport Italia pretendojnë se marrëveshja është deri në detajet e fundit.

Ai u bë favoriti për Rossonerët pasi zgjedhja e parë Mohamed Simakan i Strasburgut pranoi të bashkohej me RB Leipzigun.

Opsioni për të blerë besohet të përcaktohet në 30 milionë euro, megjithëse Milani shpreson të negociojë shumën.

23-vjeçari ka lindur në Kanada dhe ka një paraqitje për Anglinë, por në këtë edicion nuk po ka minuta në dispozicion.

Tomori ka bërë katër paraqitje këtë sezon për vetëm 234 minuta. /Telegrafi/