Telegrafi

Tomë Gashi: Pa e kthy dënimin me vdekje shqiptarët nuk mbushen mend

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Podujevë, ku një i ri 18-vjeçar është vrarë, ka sjellë tronditje të thellë në të gjithë vendin.

Publikimi i një videoje që tregon dy persona që e sulmojnë brutalisht të riun, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve, ka shkaktuar një valë të madhe të reagimeve ndaj kësaj dhune të papranueshme.

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe avokati i njohur kosovar Tomë Gashi.

Ai ka propozuar një masë ekstreme si përgjigje ndaj akteve të tilla të dhunshme.

Lexo po ashtu Vdekja e 18-vjeçarit, avokati Hoxha: Të miturit mund të dënohen vetëm 10 vjet burgim, ligji duhet të ndryshohet

Në një postim në Facebook, Gashi shprehet se për veprat penale më të rënda, duhet të rikonsiderohet dënimi me vdekje, duke sugjeruar se masat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar krimin e rëndë.

““Për vepra më të rënda penale pa e kthy dëmimin me vdekje shqiptarët nuk mbushen mend”, u shpreh Gashi.

Ndërsa, avokati Asdren Hoxha ka thënë se ky rast nuk do të kualifikohet si vrasje. Dhe, sipas tij edhe nëse juridikisht ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite.

Për këtë thotë Hoxha, ligji duhet ndryshohet në mënyrë që të rritet dënueshmëria.

Për rastin më herët reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./Telegrafi/