Telegrafi

Tom Cruise takohet me ish-in Penelope Cruz (Foto)

Tom Cruise u kap papritmas në shoqërinë e ish – të dashurës së tij, Penelope Cruz dhe koleges, Salma Hayek, teksa të tre aktorët largoheshin nga një restorant në Londër.

Siç shkruan amerikanja Us Weekly, ylli i “The Mission Impossible” jo vetëm që darkoi me Cruz, por ai u shfaq me buzë të kuqe në njërën faqe, pas daljes nga restoranti.

Mbetet dilemë se kush ia kishte dhuruar këtë puthje aktorit pasi të dyja artistet kishin lyer buzët me të kuqe.

Cruise dhe Cruz u njohën teksa xhironin filmin “Vanilla Sky” në vitin 2000. Ata u lidhën një vit më pas dhe qëndruan bashkë deri në vitin 2004, ndërsa shkak i ndarjes dyshohet se ishte sekti ku Tom Cruise bën pjesë. /Telegrafi/