Telegrafi

Tom Cruise pothuajse e refuzoi rolin në “Top Gun: Maverick”, regjisori pati vetëm gjysmë ore kohë për ta bindur

(Foto: Screenshot/StyleCaster)

Nuk mund të mohohet se “Top Gun” nuk do të ishte i njëjtë pa Tom Cruise në rolin kryesor, megjithatë ylli hollivudian pothuajse refuzoi të luante në vazhdimin e shumëpritur që theu rekorde në fundjavën e parë të shfaqjes.

“Top Gun: Maverick” mbërriti në kinema javën e kaluar me vlerësime pozitive dhe një fundjavë hapëse mjaft mbresëlënëse në arkat e përfitimeve.

Fansat ishin të emocionuar kur panë Cruise të përsëriste rolin e tij si piloti i marinës amerikane, Pete ‘Maverick’ Mitchell në vazhdimin e hitit nga viti 1986.

Megjithatë, sipas regjisorit Joseph Kosinski, ishte e dyshimtë nëse ai do të ishte në gjendje ta bindte 59-vjeçarin që t’i bashkohej projektit.

Në një intervistë për Polygon, filmbërësi tregoi se kishte vetëm 30 minuta kohë për t’ia paraqitur idenë aktorit, i cili çuditërisht nuk ishte aq i interesuar për idenë e një vazhdimi të “Top Gun”.

Kosinski iu bashkua projektit për herë të parë, pasi producenti Jerry Bruckheimer ia dërgoi atij një version të mëparshëm të skenarit që në vitin 2017.

Lexo po ashtu “Top Gun: Maverick” me rekord përfitimesh në fundjavën e parë të shfaqjes

“E lexova skenarin, kisha disa ide dhe Jerryt i pëlqyen ato. Ai tha: ‘E di çfarë, duhet t’ia dërgosh drejtpërdrejt Tomit”.

“Kështu që ne fluturuam për në Paris, ku Tom po xhironte vazhdimin e ‘Mission: Impossible’ dhe ne morëm rreth gjysmë ore nga koha e tij midis skenave”.

(Foto: Screenshot/The Wrap)

“Dhe në thelb, kisha 30 minuta për ta prezantuar këtë film, të cilin nuk e kuptova kur fluturuam, por kur arrita atje, zbulova se Tom me të vërtetë nuk donte të xhironte një tjetër ‘Top Gun’. Është një nga ato momente ku si regjisor argumenton pse duhet bërë filmi”, ka thënë regjisori.

Ai shpjegoi se pasi e bindi aktorin, mori telefonin, thirri shefin e Paramount Pictures dhe i tha: “Ne po krijojmë një tjetër ‘Top Gun’”.

Lexo po ashtu Një nga aktorët me fitimet më të larta në botë - sa është pasuria neto e Tom Cruise?

“Është shumë mbresëlënëse të shohësh fuqinë e një ylli të vërtetë filmi në atë moment”, ka shtuar Kosinski.

Ky vendim doli të ishte një lëvizje e mençur nga Cruise, pasi që “Top Gun: Maverick” i solli vlerësime të larta nga fansat dhe kritikët, si edhe fitimet më të larta të një filmi në një fundjavë debutuese. /Telegrafi/