Telegrafi

Tom Cruise ndahet sërish me aktoren 20 vjet më të re, Hayley Atwell

(Foto: Rex/Shutterstock)

Tom Cruise e ka ndërprerë për herë të dytë lidhjen me aktoren Hayley Atwell nga “Mission: Impossible”.

Çifti që e filloi lidhjen në vitin 2020 pas takimit në xhirime, u ndanë shtatorin e kaluar, por më pas rinovuan romancën e tyre.

Vetëm disa ditë para ndarjes, Hayley ishte me Tomin në premierën e “Top Gun”, ndërsa burimet kanë thënë për The Sun se ajo ishte atje thjesht për ta mbështetur aktorin. Dhe tash është bërë e ditur janë ndarë përgjithmonë.

(Foto: Instagram/wellhayley/AP)

“Marrëdhënia e Tom dhe Hayley ishte e sinqertë. Pavarësisht thashethemeve për të kundërtën, ata nuk ishin kurrë bashkë vetëm para kamerës. Fatkeqësisht, ata dështuan”, ka thënë një burim.

Lexo po ashtu Tom Cruise përflitet për një romancë dashurie me Hayley Atwell

Ata shkuan mirë dhe kishin kimi fantastike, prandaj në vitin e kaluar vendosën t’i jepnin një tjetër shans lidhjes së tyre që siç duket nuk ka funksionuar. /Telegrafi/