Site icon Telegrafi

Tom Cruise lëndohet gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 6” (Foto/Video)

Protagonisti kryesor i filmit “Mission Impossible”, Tom Cruise, është lënduar gjatë xhirimeve të vazhdimit të gjashtë të këtij filmi në Londër.

E gjitha ka ndodhur në momentin kur aktori është përpjekur që të kërcejë nga një ndërtesë në një tjetër.

Lexo po ashtu Cruise jep detaje për “Mission: Impossible 6”

55-vjeçari i bën vet të gjitha skenat e rrezikshme në filma, ashtu që me raste ndodh që pëson lëndime.

Në momentin kur ka dashur të kërcejë në ndërtesën tjetër, Cruise ka dështuar duke u përplasur për murin e ndërtesës.

Ndërsa pasi është ngjitur, vërehet aktori duke çaluar me njërën këngë.

Edhe në vazhdimin e gjashtë, Tom Cruise luan rolin e Ethan Hunt, ndërsa krahas tij në këtë film luajnë edhe Henry Cavill, Simon Pegg, Jeremy Renner e Vanessa Kirby. /Telegrafi/

https://youtu.be/KvKM5qSzOcs

Exit mobile version