Jean-Clair Todibo u huazua në janar nga Barcelona tek skuadra gjermane Schalke 04 për të pasur më shumë hapësira.
Qendërmbrojtësi francez është i huazuar deri në qershor ku Schalke ka opsionin e blerjes përfundimtare për 25 milionë euro, nëse lojtari ka dëshirë të qëndrojë në Gelsenkirchen.
20-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje me Schalken ku ka bërë paraqitje shumë të mira dhe kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin shumë skuadra evropiane.
Everton, Tottenham Hotspur dhe West Ham United janë skuadrat që e duan në Angli francezin.
Ndërkohë gjigantët italian, Roma, Milan dhe Napoli gjithashtu janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Schalke 04 duhet të luaj në Ligën e Kampionëve për të mbetur Todibo aty, por në Bundesliga ai po kërkohet edhe nga RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, ndërsa në Ligue 1 skuadrat si Lyon dhe Marseille pe duan lojtarin.
Mundo Deportivo ka raportuar se Todibo do të jetë i larguari i parë nga Barcelona duke parë ekipet e shumta të interesuara për të.
Kampioni në fuqi i Spanjës i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se nuk do të pranohet ofertë më e vogël se 25 milionë euro për talentin francez. /Telegrafi/