Telegrafi

Todibo mbërrin në Gjermani për teste mjekësore te Schalke

Schalke 04 ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit francez Jean Clair Todibo.

Qendërmbrojtësi i talentuar u kërkua nga shumë skuadra të njohura, përfshirë Milanin, por në fund gara është fituar nga Schalke 04.

Bayer Leverkusen, Southampton, Watford e Newcastle United gjithashtu ishin të interesuara për lojtarin, por edhe Monaco e Lyon në Francë e donin.

Megjithatë në fund dëshira e lojtarit ishte që të bashkohej me Schalke që ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Todibo do t’i bashkohet gjigantit gjerman si huazim për një vit e gjysmë nga Barcelona.

20-vjeçari tanimë ka mbërritur në Gjermani për t’i kryer testet mjekësor para se të prezantohet nga klubi gjerman.

Talenti francez synon që ta ndihmojë Schalken të rikthehet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/