Më shumë se 20 persona janë lënduar rëndë pasi një milioner britanik humbi kontrollin e makinës së tij njëmilion dollarëshe në një garë rally në Malta.
Paul Bailey po ecte me shpejtësi me Porsche Spyder, kur makina rrëshqiti dhe u përplas me barrierat dhe spektatorët anës rrugës.
Pesë nga 26 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, transmeton TCH.
“Makina humbi kontrollin kur rrota e pasme preku në një pjesë me bar. U përplas direkt te spektatorët”, ka thënë një i pranishëm për Times of Malta.