Site icon Telegrafi

Tjetër vallëzim atraktiv nga Melinda, me pjesën e pasme në plan të parë

Melinda Ademi (Foto: Instagram/melindaademi)

Melinda Ademi ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave edhe përmes performancave të saja skenike, ku përfshihen vallëzimet atraktive.

Autorja e hitit “Karma” është e njohur për disa lëvizje që joshin interesimin e të gjithëve, e në veçanti të gjinisë së fortë.

Lexo po ashtu Me një vallëzim atraktiv, Melinda feston suksesin e këngës “Karma”

Përmes videove që i shpërndan në rrjetet sociale, ajo bën që ndjekësit t’i presin me kërshëri postimet e radhës. Një publikim të tillë, Melinda e ka shpërndarë në TikTok dhe Instagram, ku shfaqet duke vallëzuar me pjesën e pasme në plan të parë.

Me këtë veshje ajo ka performuar gjatë një mbrëmjeje muzikore në një klub nate në Luzern të Zvicrës.

Reperja i ka publikuar edhe disa video të tjera në InstaStory nga interpretimi i saj që ishin shoqëruar me vallëzime atraktive. /Telegrafi/

Exit mobile version