Telegrafi

Tjetër sukses për Muriqin: Pjesë e formacionit të javës në elitën e futbollit turk

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në futbollin turk me Fenerbahcen.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin vendimtar për skuadrën e tij në fitoren e ngushtë 2-1 ndaj Ankargucus.

Lojtari 25-vjeçar ka arritur të shënojë një tjetër sukses në ligën turke, pasi është futur në formacionin e javës.

Muriqi është lojtari i dytë më i vlerësuar në këtë formacion, derisa ka marr notën 9.2.

Lexo po ashtu Muriqi flet për golin e shënuar dhe ofertat në drejtim të tij: I lumtur me golin, tri pikë të mëdha para derbit me Galatasarayn

Lojtari më i vlerësuar në këtë skemë është anëtari i Kasimpasa, Mame Thiam, me 9.5.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të skuadrave të ndryshme turke, gjersa Sivasspor ka më shumë të përfshirë:

Formacioni i javë në Superligën e Turqisë (Foto: Whoscored)

/Telegrafi/