Site icon Telegrafi

Tjetër spekulim për jetën romantike të Sonit: Ka një të dashur më të ri se veten?

Duket se Soni Malaj nuk e ka mbajtur fjalën  që kur të bënte 100 klipe do të binte në dashuri.

Story raporton se ajo ka nisur bashkëjetesën me një djalë që quhet Klevi dhe që është më i ri në moshë se këngëtarja.

Sipas revistës, para se lidhja të bëhej serioze, çifti takohej në fshehtësi dhe jashtë Tirane.

I dashuri i Sonit thuhet se nuk ka lidhje me muzikën, por me këngëtaren e lidh pasioni për palestrën.

Kujtojmë që para pesë muajsh Soni i dha fund martesës me balerinin Mirko. Ata janë prindër të një vajze me emrin Ana.

Exit mobile version