Pas angazhimeve të shumta në karrierën e saj muzikore, Rita Ora i ka dhënë vetes pushim.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke pushuar në Xhamajka, nga ku ka publikuar fotografi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
26-vjeçarja ka publikuar me bikini përpara ujit, për të treguar format e saja trupore.
Njëherësh, në përshkrimin e fotografisë, ajo ka treguar se nuk është një notare e mirë.
Ditë më parë, Rita solli një tjetër imazh që vinte në pah vetëm pjesën e gjoksit, duke qenë se ajo ishte ulur në një lokal.
Sa i përket muzikës, këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës “Your Song”, e cila fillimisht u publikua vetëm në versionin audio dhe pastaj u plotësua me videoklip. /Telegrafi/