Telegrafi

Tjetër klub arab e do Lionel Messin – kalon ofertën prej 278 milionë euro në vit të Al Hilal dhe lë shumë mbrapa Ronaldon

Lionel Messi thuhet se ka zgjuar interesimin e një tjetër klubi nga Arabia Saudite – me Al-Ittihad që thuhet se i është bashkuar Al-Hilal në garën për fituesin e Kupës së Botës.

Thashethemet u përhapën në fillim të kësaj jave se Al-Hilal ishte i gatshëm të shpenzonte 278 milionë euro për yllin argjentinas, por ‘Al-Ittihad tani besohet se gjithashtu ka treguar interes’ për yllin e Paris Saint-Germain – me ligën që kërkon të rrisë nivelin, pas kalimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr.

Sipas raportimeve në Marca, të dy klubet janë të gatshëm t’i paguajnë Messit një ‘345 milionë euro’ në sezon, duke eklipsuar 200 milionë eurot që rivali i tij i vjetër Ronaldo fiton.

Ata gjithashtu raportojnë se të dy klubet e interesuara janë aktualisht të sanksionuar nga FIFA për shkak të ‘parregullsive’ dhe nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me Messin deri në verë.

Marca gjithashtu përmend lojtarë të tillë si Luka Modric, Angel Di Maria dhe Sergio Ramos si objektiva për ligën saudite.

Në teori, Messi do të jetë i disponueshëm në qershor pasi do t’i skadojë kontrata me PSG-në, por 35-vjeçari besohet të ketë siguruar klubin se do të nënshkruajë një rinovim të kontratës.

Nëse legjenda argjentinase do t’i bashkohej Al-Hilal ose Al-Ittihad, kjo mund të shkaktonte rikthimin e një prej rivaliteteve të mëdha të futbollit.

Kalimi i Ronaldos te Al-Nassr duket se ka sinjalizuar fundin e betejës së tij me Messin, por kjo mund të ndryshojë.

Përplasjet mes Al-Nassr dhe Al-Hilal konsiderohen si ekuivalenti saudit i El Clasicos dhe të shohësh Messin dhe Ronaldon në anët e kundërta vetëm sa do t’i shtonte më shumë rivalitet ligës. /Telegrafi/