Telegrafi

Tjetër gol nga Shkëlzen Gashi (Video)

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi ka vazhduar me formën e tij shumë të mirë në Amerikë.

Klinasi ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Colorado Rapids ndaj Realt Salt Lake por është mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Në këtë takim Gashi ishte golashënuesi i vetëm për Coloradon, duke realizuar një gol të shpejtë në minutat e para të ndeshjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Ishte minuta e pestë e ndeshjes kur një top i kthyer nga portieri që nuk reagoi mirë e dërgoi Gashi në rrjetë.

Por edhe pse kaluan të parët në epërsi, Colorado në fund është mposhtur me rezultat minimal 2:1 edhe pse epërsia ka mundur të jetë edhe më e madhe për vendasit humbën dy penallti. /Telegrafi/