Milani besohet se është afër transferimit të Diego Costas nga Chelsea.
Diario AS shkruan se Rossonerët do të arrijnë një marrëvshje me Chelsean për të nënshkruar me sulmuesin në mënyrë permanente.
Por, Milani menjëherë pritet të arrijë një tjetër marrëveshje me Atletico Madridin ku do të huazohet Costa deri në janar.
Skuadra e Montellas do të jetë në garat evropiane këtë sezon që do të thotë se Costa mund të jetë i dobishëm pas janarit.
28 vjeçari ka qenë i përjashtuar nga përgatitjet parasezonale të Chelseat dhe largimi i tij është i pashmangshëm, teksa u lidh shumë me kalim te Atletico. /Telegrafi/