Policia e Shqipërisë edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar patrullimet në rrugë duke marrë masa për ata që vozitin shumë shpejtë.
Autoritetet shqiptare edhe sot kapën duke vozitur shpejtë një kosovar me inicialet M.I, banues në Zvicër i cili me veturen e tij “Mercedes”, kishte qarkulluar me 191 km/h.
E ndaj tij Policia e Shqipërisë ka shqiptuar një gjobë prej 48 mijë lekësh apo 391.82 eurosh.
“Në rrugën e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, është konstatuar me radar, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h. Ai nuk ishte ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por është kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe është ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë rrugore shqiptare.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme dy kosovarë me makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ia kishin mësyer Vlorës me një shpejtësi marramendëse prej 225 km/h.
As këta nuk ishin ndalë në radar, por ishin zënë disa momente më pas nga autoritetet duke u gjobitur me 2300 euro.