Reperi i njohur amerikan, Rick Ross, është arrestuar përsëri, kësaj radhe nën akuzat për kidnapim.
Ross, emri i vërtetë i të cilit është William Leonard Roberts, u arrestua së bashku me rojën e tij mëngjesin e të mërkurës në shtëpinë e tij në Atlanta.
Ai dhe roja e tij, Nadrian James, po mbahen në burg deri në seancën e parë, transmeton koha.net.
Kjo nuk është hera e parë që Ross futet në probleme me ligjin.
Reperi u arrestua dy javë më parë për posedim të marihuanës. /Telegrafi/