Site icon Telegrafi

Tjetër aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Ajo bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e rastin tha se po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete”, deklaroi Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.

Ndryshe, në rrugën Prishtinë-Podujevë sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër, i cili ua mori jetën dy mërgimtarëve 36 dhe 35-vjeç, ndërsa të lënduar kanë mbetur fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor./Telegrafi/

Exit mobile version