Telegrafi

Tjetër aksident me fatalitet në rrugët e Kosovës, vdes një person në afërsi të Suharekës

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti  që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradë mes Suharekës dhe Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave të para dyshohet se një automjet dhe një këmbësor janë përfshirë në këtë aksident”.

Njësitet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.

Kujtojmë gjatë ditës së sotme edhe një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në Kosovë.

Një 36 vjeçare që dyshohet se ka pësuar vet aksident ka humbur jetën pas një aksidenti komunikacioni në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj./Telegrafi/