Telegrafi

Tjera poza provokuese nga Zaimina, këngëtarja vazhdon të tregojë linjat perfekte pas lindjes

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja Zaimina Vasjari në janar të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjell në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

Në vetëm pak muaj, Zaimina ka arritur të rikthejë linjat, gjersa nuk kanë munguar edhe pozat e saj provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah hiret trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një nga imazhet, Vasjari shfaqet duke marrë poza në një pishinë të zbrazët, veshur me një fustan të zi të shkurtë dhe një pamje joshëse.

Ndërsa më vonë, këngëtarja ndau me fansat edhe një fotografi tjetër, ku kësaj radhe ekspozonte këmbët në një fustan plot shkëlqim.

Këto fotografi, ajo i ka realizuar për të promovuar linjën e saj të re të veshjeve. /Telegrafi/