Telegrafi

Tite thotë se Messi nuk mund të krahasohet me Pelen: Nuk ka asnjë kredibilitet

Tite duket se është në luftë të hapur me Lionel Messin që nga Kupa e Amerikës që u zhvillua në këtë verë.

Trajneri i Brazilit ka thënë se ylli i Barcelonës nuk mund të krahasohet asnjëherë me Pelen.

“Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pelen me ndonjë atlet tjetër… e dini çfarë bëj unë? Unë i dëgjoj, por nuk u kushtoj vëmendje”, ka thënë Tite.

“Është sikur ai person të mos dijë për historinë e cilësisë së atij njeriu… ky djalosh ishte fenomenal. Një herë unë thashë se Messi është i jashtëzakonshëm”.

“Unë doja të them se ai është i jashtëzakonshëm për të tashmen dhe në mes të njerëzve, me kreativitetin e tij. Pele është jashtë normales dhe unë nuk po e them këtë sepse ai është brazilian”.

Lexo po ashtu Trajneri i Brazilit, Tite: Messi më tha mbylle gojën

“Te Pele nuk mund të gjesh defekt. Nëse dikush vjen te unë dhe fillon të bëjë krahasime, për mua nuk është e kredibile”, ka shtuar më tej trajneri i Brazilit.

Tite kishte një përplasje me Messin në miqësoren që Brazili dhe Argjentina, ndërsa 32-vjeçari i kishte thënë që ta mbyllë gojën. /Telegrafi/