Site icon Telegrafi

Tirron Mamusha, atleti që pavarësisht sfidave nuk i ndahet sportit

Sporti është një fushë e cila për shumë kë është pjesë e pandashme e aktiviteteve të tyre, e pikërisht në botën e sportit është i përfshirë atleti nga Gjakova Tirron Mamusha.

Në një intervistë dhënë Telegrafit, Mamusha tha që ai së fundmi e ka pasur një problem shëndetësor, gjë e cila ia ka pamundësuar edhe aktivitetin e tij sportiv.

“Që nga muaji qershor i vitit të kaluar e kam pasur një problem shëndetësor, ku për gati gjashtë muaj kam qenë jashtë sportit dhe jashtë ushtrimeve, dhe pasiqë tretmani i sëmundjes ka shkuar me sukses në muajin nëntor ja kam nisur me stërvitje dhe tashmë është java e nëntë që nga nisja e përgatitjeve, dhe gjatë kësaj kohe kam arritur mjaft progres, dhe pres që në muajin mars të filloj të marrë pjesë në gara të ndryshme.”, u shpreh Mamusha.

Duke pasur parasysh që dëmtimet fizike, ose problemet shëndetësore, nga disa sportistë mund të jenë më të vështira për tu tejkaluar, Mamusha tha që pavarësisht sa i vështirë mund të jetë rrugëtimi rreth suksesit, duhet mbledhur forcat që të ktheheni edhe më mirë se sa më parë.

Intervistën e plotë me atletin Tirron Mamusha, mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version