Tirana zyrtare ka përshëndetur votat “për” të qytetarëve të Maqedonisë në referendumin e ditës së djeshme, të cilët dhanë mbështetje për marrëveshjen me Greqinë.
Përmes një komunikate Ministria për Evropë dhe Punë të jashtme e Shqipërisë bën thirrje që të vazhdohet procesi më tej në Kuvendin e Maqedonisë dhe të inicohen ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është koha që gjithë forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ecje përpara në rrugën euroatlantike”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është rruga e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/