Timo Werner është shumë afër të bëhet lojtar i Chelseat, pasi në mediat gjermane e ato angleze thuhet se marrëveshja është arritur.
Sulmuesi që luan te Rasenball Sport Leipzig pritet të jetë anëtari më i ri dhe transferimi i dytë i The Blues, pas Hakim Ziyech.
Por, me arritjen e Werner – Tammy Abarahmit do t’i rrezikohet pozita e titullarit, e duket se Lampard dëshiron të krijojë një garë më të ashpër për sulmuesin kryesor.
Sulmuesi anglez po e shijon sezonin e parë te skuadra londineze, duke arritur të shënojë 15 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat për Chelsea.
Forma e tij e mirë e ka bindur Lampardin që ta lë si titullar në sulm, mirëpo që me ardhjen e Wernerit, gjërat për sulmuesin e ri mund të ndryshojnë.
Chelsea do t’i paguajë RB Leipzigut 60 milionë euro për transferimin e lojtarit, derisa ky i fundit do të përfitojë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/