Telegrafi

The Times promovon Kosovën me yjet e saja të mëdha të muzikës botërore (Video)

Revista e njohur angleze The Times ka publikuar një video ku promovon Kosovën si shtet që prodhon yje të mëdha të muzikës.

Revista fillimisht kujdeset që të tregojë se ku gjendet Kosova, por duke nënvizuar që është një vend i vogël me vetëm 1.8 milionë banorë.

Por ajo që e bën të veçantë këtë vend dhe kryeqytetin e saj është se tri këngëtare të njohura të muzikës pop vijnë nga ky vend.

Kosova ka sipërfaqe tri herë më të vogël se Londra dhe katër herë se Nju Jorku, shkruan The Times, transmeton Telegrafi.

Rita Ora

Më e njohura është Rita Ora e lindur në Prishtinë, ndërsa është larguar që e vogël nga ky vend.

Pas saj vije 21 vjeçarja , Dua Lipa, e bija e një këngëtari të njohur roku në Kosovë. Për disa vite ajo jetoi në Prishtinë.

Dua Lipa

“Jemi shumë krenar prej nga vijmë. Ne gjithmonë tregojmë që jemi nga Kosova”, kishte thënë Dua, e cila me këngën e saj ‘Be the one’ ka arritur 250 milionë klikime.

Edhe Era Istrefi është nga ky vend dhe ka arritur një sukses të madh me këngën ‘Bon Bon’, ku në vitin e shkuar kishte marr 180 milionë klikime.

Era Istrefi

Ajo është 22 vjeçare dhe ka nënshkruar kontratë me Sonyn. /Telegrafi/