Site icon Telegrafi

Tiktokeri suedez që është bërë hit me videot e tij, lahet në ujërat e ngrira

Ideja e realizimit të një video në ujërat e ngrira, e bën pothuajse çdo njeri të rrëqethet.

Por kjo nuk ndodhë me tiktokerin suedez Erik Fellman, që është bërë hit në rrjetet sociale, ku shihet duke notuar në ujërat e ngrira dhe duke ngrënë akullore, transmeton Telegrafi.

Ai nuk heziton që çdo ditë të futet në ujërat e akullta në një liqen shumë afër shtëpisë së tij. Ai madje shihet duke u relaksuar dhe duke luajtur me disa rosa të vogla lodra.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai shihet vetëm me pantallona të shkurtra duke ecur nëpër qytet, ku temperaturat mbretërojnë deri në minus 15 gradë celsius.

Erik i dokumenton veprimet e tij në TikTok, ku deri më tani ka marrë 21.9 milionë shikime nga më shumë se 310 mijë ndjekësit e tij.

“Mirësevini në Suedi”, thotë 38-vjeçari në njërën nga videot e shumta që i publikon pothuajse çdo ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version