Telegrafi

‘TikTok’ i ndihmon Melindës të kalojë kohën në karantinë, sjell video atraktive duke vënë në fokus të pasmet

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është duke i kaluar ditët e vetë-izolimit në shtëpinë e saj.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Artistja shqiptare së fundmi ka shpërndarë disa video provokuese të realizuara në rrjetin më të popullarizuar social, TikTok.

Videoja në fjalë e shfaq 24-vjeçaren në formë të mahnitshme, teksa merr vëmendje me lëvizjet atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

‘TikTok’ duket se po e ndihmon Melindën të kalojë kohën në karantinë, siç aktualisht po bëjnë edhe të famshmit e tjerë.

Reperja po ashtu ka këshilluar fansat që në këtë kohë pandemie globale të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, në mënyrë që të evitohet më shpejt COVID-19.

Melinda është në mesin e yjeve shqiptare, së cilës i është dashur të anulojë disa koncerte të parapara të mbaheshin në Evropë. /Telegrafi/