Se Lionel Messi është një nga lojtarët më të dashur në botën e futbollit tashmë ky është fakt.
Por, se dashura për argjentinasin arrin deri në atë pikë, sa një tifoz do ishte i gatshëm të shkëmbente gruan e tij për një fanellë të Messit kjo nuk ishte pritur.
Një tifoz në shkallët e Camp Nou befasoi të gjithë me pankartën e tij në fitoren 5-0 ndaj Celta Vigos.
“Messi nëse më dhuron fanellën tënde, unë do të jap gruan time”, shkruante në pankartën e tifozit të Barçës. /Telegrafi/