Telegrafi

Tifozi i ri i Southamptonit me pankartën e vitit në Ligën Premier, tema blerjet nga Liverpooli

Liverpooli fitoi me rezultat 0-2 ndaj Southamptonit në Ligën Premier.

Tifozët vendas në vitet e fundit nuk kanë shumë respekt të madh për Reds, pasi këta të fundit kanë blerë shumë lojtarë nga klubi i tyre i preferuar.

Liverpool ka shpenzuar rreth 190 milionë euro nga viti 2014 duke blerë lojtarë të Southampton

Në ndeshjen e së dielës, një tifoz i ri në moshë kishte bërë një pankartë për këtë fenomen.

“I lindur të luaj për Southamptonin dhe pastaj të shitem te Liverpooli”, shkruante në pankartën që djaloshi e mbante në dorë.

Lexo po ashtu Van Dijk harroi se ishte lojtar i Liverpoolit, tentoi të futet në zhveshtoren e lojtarëve të Southamptonit

Liverpooli ka shpenzuar rreth 190 milionë euro nga viti 2014 duke blerë lojtarë të Southamptonit.

Lojtari i fundit që klubi nga Anfieldi e ka blerë nga Southamptoni është Virgil van Dijk për 84 milionë euro, shumë rekorde për një mbrojtës.

Por, nuk duhet harruar Sadio Mane, Adam Llallana, Dejan Lovren, Nathaniel Clyne, Rick Lambert e Peter Crouch. /Telegrafi/