Nico Williams është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar veror.
Katalunasit janë duke bërë përpjekje të mëdha për të nënshkruar me sulmuesin spanjoll i cili është objektivi kryesor i tyre.
Se Nico Williams është dëshira kryesore e Barcelonës kjo nuk është më një sekret dhe për këtë ka folur edhe Joan Laporta.
“A do të nënshkruajmë me Nico Williams?”, kjo ishte pyetja e një tifozi të Barcelonës me ta parë presidentin Joan Laporta duke vozitur makinën e tij.
“Ne do të përpiqemi”, ishte përgjigja e Laportas duke gëzuar tifozin e Barcelonës.
Barcelona thuhet se ka prioritet nënshkrimin e Nico Williams sa më shpejt të jetë e mundur.
Ata aktualisht janë duke avancuar në negociatat me lojtarin. Nëse gjithçka shkon mirë, klubi do të dalë me një ofertë prej rreth 60 milionë euro për anësorin yll.
Nico ishte fantastik edhe në Euro 2024 duke qenë ndër lojtarët kryesorë të Spanjës, derisa ai ka refuzuar klubet angleze duke pritur Barcelonën. /Telegrafi/
🗣️ Joan Laporta : « Nico Williams ? 𝗢𝗻 𝘃𝗮 𝗲𝘀𝘀𝗮𝘆𝗲𝗿. »
La réponse du président du FC Barcelone à un supporter du club catalan sur un transfert du joueur espagnol. 👀💙❤️
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 21, 2024