Telegrafi

Tifozi e pyet Dybalan nëse po transferohet te Chelsea – reagimi i argjentinasit lë tifozët e Romës të befasuar

Paulo Dybala qeshi me thashethemet që e lidhin atë me një lëvizje për t’u bashkuar me Chelsea kur u pyet për të ardhmen e tij nga një tifoz në Çmimin e Madh të Britanisë gjatë fundjavës që shkoi.

Në një klip që ka qarkulluar në Twitter dhe Instagram, një tifoz iu afrua argjentinasit para se ta pyeste: “A do të vish në Chelsea?”.

Dybala qeshi me sugjerimin, përpara se të largohej nga kamera pa iu përgjigjur pyetjes.

Lexo po ashtu "Ai do të ishte një nënshkrim masiv" - Silva flet për lojtarin që do dëshironte ta shihet te Chelsea

La Joya aktualisht është në dispozicion për skuadrat jashtë Italisë për t’u blerë me një klauzolë lirimi, e cila thuhet se është 12 milionë euro.

Chelsea është raportuar të jetë i interesuar të përfitojë nga situata kontraktuale e tij, megjithëse Roma, për të cilën ai shënoi 18 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, thuhet se shpreson të mbajë sulmuesin e tyre.

Në anën tjetër, Dybala është ftuar edhe nga Thiago Silva që t’u bashkohet në Stamford Bridge, duke e cilësuar si një transferim masiv. /Telegrafi/