Tifozët anglezë që kanë ardhur në Kosovë për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Dardanëve dhe Tre Luanëve vazhdojnë të mahniten me vendin tonë. Natyrisht se çmimet e ushqimeve dhe pijeve në Prishtinë në krahasim me ato në qytet britanike u duken jashtëzakonisht të lira.
Shumë prej tyre kanë bërë postime të shumta në rrjetet sociale duke u habitur me çmimet e ulëta në vendin tonë, gjë që është e natyrshme nëse krahasohen me të hyrat e tyre.
“Vetëm 1.5 euro për një pije të mirë, 6 euro për picën më të madhe që keni parë – Kosova është më e mira”, ka shkruar një prej tifozëve anglezë që ka arritur në Prishtinë.
https://twitter.com/_HarryFoster/status/1195578649564663809
Më tej, ai është mahnitur me mikpritjen që po iu bëhet anglezëve në vendin tonë, duke qenë se qytetarët tanë i kanë qerasur me pije.
“Për t’i bërë gjërat akoma më të bukura, kosovarët lokalë po na paguajnë birra”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit me emrin Harry Joe.
https://twitter.com/_HarryFoster/status/1195712312637874176
Të dielën mbrëma, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. /Telegrafi/