Tifozët e Arsenalit vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj klubit të tyre të zemrës pas eliminimit nga Kupa FA.
Topçinjtë pësuan me rezultat 1-2 në Emirates nga Watfordi dhe kanë gjasa të vogla për ndonjë trofe këtë sezon.
Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, disa tifozë madje u rrehen me njëri-tjetrin.
Ndërsa njëri prej tyre ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke djegur fanellën e klubit, duke sharë dhe duke e ofenduar trajnerin Arsene Wenger.
Ai thotë se nëse francezi vazhdon të jetë trajner edhe në sezonin e ardhshëm, kjo do të ndodhë me secilën fanellë të klubit. /Telegrafi/
Tifozi i hidhëruar i Arsenalit
Posted by N’Rm I on Monday, March 14, 2016