Pep Guardiola dhe Zlatan Ibrahimovic u takuan përpara ndeshjes parasezonale të Milanit kundër Manchester Cityt dhe ky ribashkim ishte i vështirë.
Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni trajnerin spanjoll duke iu afruar suedezit për një bisedë të shkurtër.
Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit të Zlatanit: pak kontakt me sy, duar të mbyllura dhe pak të dridhura. Suedezi padyshim që ndihej jo rehat.
Edhe tifozët e futbollit vunë re presionin në ajër duke kujtuar gjithë dramën mes të dyve.
Një tifoz shkroi: “Zlatan kontakt me sy kudo”. Një tjetër potencoi: “Pse nuk ka kontakt me sy?”.
I treti komentoi: “Zlatan nuk dukej rehat atje. Mbani mend që e quante Pepin frikacak”.
Zlatan Ibrahimovic dhe Pep Guardiola nuk shkuan mirë gjatë sezonit të tyre të vetëm së bashku. Në autobiografinë e tij të vitit 2013, “Unë jam Zlatan”, Ibrahimovic e quajti Guardiolën një “frikacak pa kurrizor” dhe ndau mendime të tjera të ashpra.
Madje ai pretendoi se Guardiola një herë i ishte fshehur në dhomën e zhveshjes pas një loje. Interesant është fakti se këtë herë u duk sikur Zlatan donte të fshihej gjatë takimit me të. /Telegrafi/