Telegrafi

Tifozët turq përsëri me veprim unik, e pushtojnë Instagramin e Shaqirit: Eja në Galatasaray

SWANSEA, WALES - MAY 13: Xherdan Shaqiri of Stoke City applauds fans during the Premier League match between Swansea City and Stoke City at Liberty Stadium on May 13, 2018 in Swansea, Wales. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Rënia e Stoke Cityt nga elita e futbollit anglez kaq bërë që interesimi për Shaqirin nga skuadrat evropiane të jetë i madh.

Së fundmi garës për transferimin e Shaqirit iu ka bashkuar edhe kampioni i ri turk Galatasaray.

Gjiganti turk është i gatshëm të paguajë klauzolën e Xherdanit e cila është 14,5 milionë euro.

Me të marrë lajmin se Shaqiri mund të transferohet në Galatasaray, tifozët verdh e kuq kanë marrë një iniciativë unike.

Shaqiri duke festuar golin e fundit të shënuar në Ligën Premier. (Getty Images)

Tifozët turq të Galatasarayt, kanë pushtuar Instagramin e Xherdanit duke i shkruar ‘Eja në Galatasaray’.

Në fotot e fundit të Shaqirit në rrjetin social Instagram janë bërë mijëra komente të njëjta nga tifozët turq.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do ta marrë parasysh dëshirën e madhe të tifozëve të Galatasarayt për tu transferuar në Stamboll.

Komentet e tifozëve të Galatasarayt në Instagramin e Xherdanit (Foto/ Xherdan Shaqiri-Instagram)

Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe tifozët e Besiktasit me sulmuesin spanjoll Diego Costa duke i kërkuar transferimin te klubi bardh e zi.

Por në fund Costa kishte zgjedhur të rikthehej në Spanjë te Atletico Madrid.

Për Shaqirin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Newcastle United, Everton, Southampton. /Telegrafi/