Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e parë pas evropianit Francë 2016” në “Loro Boriçi”.
Ajo që bie në sy në këtë takim, janë pikërisht tifozët, të cilët janë të paktë në numër.
Mësohet se deri tani janë shitur gjashtë mijë bileta, numër relativisht jo i lartë, pasi sot u inagurua edhe impianti i rikonstruktuar shkodran, “Loro Boriçi”.
Kjo është një surprizë për kuqezinjtë, pasi në ndeshjen inaguruese pritej një numër i madh tifozësh.