Telegrafi

Tifozët shqiptarë të Milanit mezi presin përballjen e 10 gushtit ndaj Feronikelit

Të shtunën me 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zbarkojë shtatë herë kampioni evropian, AC Milan.

“Kuqezinjtë” do të përballen me kampionin e Superligës së Kosovës, Feronikelin. Kjo ndeshje do të jetë miqësore dhe historike, pasi për herë të parë në Kosovë do të vijë një klub i madh.

Këtë ndeshje me padurim po e presin edhe tifo-klubi zyrtar i Milanit në Kosovë. Kryetari i tifo-klubit, Arbër Lepaja thotë se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ta.

Lexo po ashtu Legjenda e Milanit, Franco Baresi: I lumtur që do të jemi në Kosovë, mos mungoni më 10 gusht

Nënkryetari i tifo-klubit të Milanit, Genc Mala flet më shumë për rreth kësaj ndeshje për organizimin dhe biletat.

Gjigandi Italian me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Ligës së Kampionëve, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.

Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini të shtunën nga ora 20:45, por edhe Telegrafi do të ketë mbulim rreth këtij takimi.