Steven Gerrard i nguli sytë tifozëve të Evertonit në një moment të ftohtë gjatë ndeshjes së zjarrtë të Aston Villa në Goodison Park ditën e sotme (e shtunë).
Aston Villa mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Evrtoni në kuadër të javës së 23-të të Ligës Premier falë një goli në minutat shtesë të pjesës së parë nga Emi Boundia.
Ekipi i drejtuar nga legjenda e Liverpoolit, Gerrard, shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi dhe kjo bëri që tifozët e vendasve të Evertonit të ndiheshin të irrituar.
Teksa mysafirët shkonin në zhveshtore mes pjesëve së bashku me Gerrardin, trajneri i Aston Villës iu nënshtrua një breshërie abuzimi nga tifozët e Evertonit.
Megjithatë, ashtu sikurse në Old Trafford, legjenda e Liverpoolit e mori me sportivitet dhe i nguli sytë mbështetësve të Evertonit të ulur në tribunën e Park End, duke i mposhtur me vetëm një shikim.
Tifozët neutral në rrjetet sociale e pëlqyen shkëlqimin e pamëshirshëm të Gerrardit, duke duartrokitur reagimin e tij. /Telegrafi/
Make no mistake, Steven Gerrard is fully up for this! 😤 pic.twitter.com/zW7wmr3Gxf
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 22, 2022
The stare at the Everton fans as Steven Gerrard walked off at halftime 🥶
(via @btsportfootball) pic.twitter.com/9KgiSpmvrQ
— B/R Football (@brfootball) January 22, 2022