Telegrafi

Tifozët mendojnë se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa shfaqen pamjet e reja

Tifozët e futbollit besojnë se tashmë e dinë arsyen e vërtetë që sulmuesi Cristiano Ronaldo qau në mes pjesëve në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë ndaj Sllovenisë të hënën mbrëma.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë qau pasi pati një penallti të pritur nga Jan Oblak në kohën shtesë, duke bërë që ndeshja të përfundoj baras 0-0 dhe fituesi të mësohej vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Ronaldo më pas vazhdoi të shënonte penalltinë e parë për Portugalinë, me skuadrën e Roberto Martinez që rezervoi vendin e tyre në çerekfinale kundër Francës.

Lexo po ashtu BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Tifozët e futbollit kanë sugjeruar tashmë që Ronaldo shpërtheu në lot kur pa nënën e tij të mërzitur në tribunë.

“Cristiano Ronaldo pa nënën e tij duke qarë në tribunë dhe u shkatërrua plotësisht”, shkroi një tifoz në rrjetin social X, duke postuar edhe një video.

 

“Ajo tani nuk lejohet të shikojë ndeshje të mëdha. Unë i them, “Dëgjo, unë nuk kam më baba. Nuk dua të humbas edhe mamanë time, kështu që ju nuk do të shikoni çerekfinalen, gjysmëfinalet apo finalet”, kishte thënë Ronaldo më parë me shaka për Piers Morgan në një intervistë për Daily Mail.

Lexo po ashtu “Ky është Evropiani im i fundit”, Ronaldo e zyrtarizon mes emocionesh

Përndryshe, sulmuesi i Al Nassr, i cili pasi shënoi penalltinë e tij, ngriti duart lart duke kërkuar ndjesë për tifozët pas humbjes së penalltisë në vazhdime.

Pas ndeshjes, Ronaldo konfirmoi se ky është Kampionati Evropian i fundit që ai po luan me Portugalinë. /Telegrafi/