Site icon Telegrafi

Tifozët mbetën të hutuar kur Donald Trump u shfaq përpara shortit të Kupës së Botës për Klube

Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në Miami.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video mesazh fansave përpara garës së ridizajnuar të vitit të ardhshëm.

“Emri i tij është Gianni. Ai është Presidenti dhe unë jam Presidenti,” deklaroi Trump, përpara se të fliste për turneun.

78-vjeçari tha gjithashtu se shpreson të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, me Miamin që do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë të kompeticionit.

Paraqitja e Trump ka mahnitur fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Kupën e Botës për Klube: Juventusi në "Grupin e vdekjes"

Një përdorues X shkroi: “Nuk ka mundësi që Donald Trump të mbajë një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube???”.

Një postim i dytë në X: “Donald Trump duke mbajtur një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube, duhet ta kishim parashikuar këtë idiotësi”.

Një i tretë shtoi: “Të shikosh Donald Trump duke folur në shortin e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s është diçka që nuk shkon”. /Telegrafi/

Exit mobile version