Tifozët e klubeve që skuadra te tyre kanë luajtur me disa raste në skuadër me COVID-19, janë ndjerë të irrituar që ndeshja mes Interit dhe Sassuolos është shtyrë, pasi Juve dhe Milan u detyruan të luanin me numër të njëjtë rastesh.
La Gazzetta dello Sport shkruan se ndeshja mund të rikuperohet në 7 prill, pasi Interi njoftoi dy raste të reja sot me COVID-19.
Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino pozitivë për coronavirus, ndërsa autoriteti shëndetësor i Milanos ndërhyri dhe pezulloi stërvitjen në Pinetina.
📑 | COMUNICATO@Stefandevrij e @vecino sono risultati positivi al Covid-19: l'ATS di Milano ha predisposto il divieto di disputa di #InterSassuolo in programma sabato 20 marzo 2021 👇 https://t.co/jlPRsFzXkL
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 18, 2021
Ndeshja kundër Sassuolo, e planifikuar për të shtunën, është shtyrë dhe lojtarët janë ndaluar të udhëtojnë për detyrat me kombëtaret e tyre.
Juventus-Napoli nuk është rikuperuar ende pasi ndeshja e planifikuar në tetor të vitit të kaluar u shty.
Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino për ndeshjen e parë kundër Bianconerëve, të cilëve fillimisht iu dha një fitore 3-0.
Napoli fitoi ankesën e tyre me CONI në dhjetor dhe loja u rivendos të zhvillohej.
Tifozët kanë reaguar ndaj lajmit se ndeshja është shtyrë, duke treguar rastet e mëparshme ku skuadrat ishin ‘detyruar të luanin’ me sasi të ngjashme lojtarësh me coronavirus.
Juventusi dhe Milanin gjatë muajve të fundit kanë pasur probleme të njëjta, por ndeshjet i kanë zhvilluar. /Telegrafi/