Telegrafi

Tifozët e Romës mblidhen për të pritur Lukakun

Një numër i madh i tifozëve të Romës kanë nisur të mblidhen në aeroportin Ciampino në Romë teksa presin arritjen e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg 30-vjeçar do të fluturojë nga Brukseli për në kryeqytetin italian këtë pasdite për të përfunduar huazimin e tij prej 5.8 milionë eurosh nga Chelsea.

Ai do të zbarkojë në Romë rreth orës 17:00 me kohën tonë lokale.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun

Lukaku është një përforcim i shumëpritur te Roma dhe tashmë tifozët i kanë bërë një mural, të pikturuar në rrugët e qytetit nga artisti vendas Anonimo74.

Roma do t’i paguajë komplet pagën e sulmuesit belg, ndërsa Chelsea i ka caktuar çmimin prej 45 milionë euro për këdo që dëshiron ta blejë kartonin e lojtarit. /Telegrafi/