Site icon Telegrafi

Tifozët e Real Madridit të gjithë njëzëri, e duam Mauro Icardin

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka bërë një sondazh ku ka pyetur tifozët e Real Madridit se cilin lojtarë do ta donin në klub.

Ajo çfarë befason të gjithë është se pothuajse në mënyrë të përbashkët të gjithë kanë kërkuar Mauro Icardin edhe pse ishin propozuar katër emra.

Sulmi i Zinedine Zidanes po vuan të shënojë këtë vit dhe këtë e ka kuptuar mjaft mirë edhe presidenti Florentino Perez, që është i gatshëm të bëjë një sakrificë për sulmuesin zikaltër, ndoshta që në muajin janar.

Ai ka fituar mbi emrat e Alexis Sanchez, Timo Warner dhe Fedor Smolov.

Maouro Icardi nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ky është një favor për madrilenët që mund ta përdorin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërsa argjentinasi paraqitet edhe si një futbollist mjaft i përshtatshëm për marketing.

Kjo edhe për faktin se është i martuar me një modele të famshme si Wanda Nara.

E përditshmja spanjolle raporton se mes palëve janë bërë tashmë kontaktet e para dhe se Perez është gati të paguajë klauzolën prej 110 milionë euro, që në muajin janar.

Gjithsesi, në shtëpinë zikaltër duken të qetë dhe po negociojnë rinovimin me kapitenin, për të rritur edhe klauzolën për verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version