Mbrojtësi i Milanit, Mattia De Sciglio, është ofenduar dhe ngacmuar nga tifozët e klubit pas humbjes në San Siro nga Empoli.
Mbrojtësi i krahut është bërë kryetemë e mediave sportive, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Rossonerët dhe dëshiron t’i bashkohet Juventusit.
Kur është zëvendësuar, tifozët e kanë fishkëllyer, pasi i kanë lexuar në gazeta këto thashetheme. Mirëpo, Mediaset Premium dhe Ansa raportojnë se gjërat nuk kishin përfunduar në stadium.
Kur është përpjekur të largohej nga parkingu në San Siro, tifozët e nevrikosur e kanë rrethuar veturën e De Sciglios dhe kanë filluar ta shajnë.
Meqenëse tifozët nuk janë larguar, lojtari ka filluar t’i shkëmbejë sharjet me tifozët dhe më pas ata ia kanë lëshuar rrugën. /Telegrafi/