Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit u argëtuan me këngën e Dua Lipës

Dua Lipa (Foto: Christopher Polk/Getty Images for Mastercard/Guliver)

Tifozët anglezë e kanë pushtuar qytetin e Madridit gjatë ditës së shtunë, para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë ndeshur në Wanda Metropolitano në kërkim të trofeut të më të mirit në Evropë.

Ndërsa para ndeshjes, mijëra tifozë janë grumbulluar në sheshin e Madridit, ku është organizuar edhe një eveniment muzikor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Si gjithmonë, tifozët e Liverpoolit kanë qenë më të zëshëm duke u argëtuar tej mase në pritej të suksesit të skuadrës së tij.

Ndërsa në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ata shihen duke u argëtuar me hitin e Dua Lipës, “One Kiss”. /Telegrafi/