Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta kuptojnë pse prekja e topit me dorë nga N’Golo Kante nuk ishte penallti

Tifozët e Liverpoolit janë të zemëruar që nuk morën një penallti ndaj Chelseat – pas prekjes së topit me dorë nga N’Golo Kante në pjesën e dytë të ndeshjes.

Reds u mposhten nga Blutë në Anfield me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Mason Mount në pjesën e parë.

Megjithatë, edhe kjo si shumë ndeshje nuk ka shkuar pa ‘tollovi’ dhe raste kontroverse.

Lexo po ashtu Chelsea mposhtë Liverpoolin në Anfield, Mount hero i londinezëve

I tillë është edhe një rast i një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante, pas një topi të goditur nga Roberto Firmino.

Edhe përkundër prekjes së qartë të topit me dorë nga mesfushori francez, gjyqtari nuk vendosi të akordojë penallti.

Ky vendim i gjyqtarit ka shkaktuar huti, pasi tifozët po mendojnë se po përdoren standarde të dyfishta në gjykim.

Më herët në mbrëmjen e enjte u pa që Fulham mohoi barazimin ndaj Tottenham për shkak të një topi të prekur me dorë nga Mario Lemina, i cili kishte krahun e hapur.

Tifozët kanë reaguar ndaj vendimit dhe ata mendojnë se standardet referuese në Ligën premier janë tepër të dobëta tani. /Telegrafi/