Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë dënimin e Messit me dy ndeshje – e goditi me grusht Fabinhon gjatë ndeshjes

Lionel Messi . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Lionel Messi bëri një ndeshje të madhe ku Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Argjentinasi shënoi dy herë, ndërsa shoku i tij i sulmit Luis Suarez e gjeti rrjetën njëherë.

Goli i dytë i Lionel Messit nga goditja e dënimit, që ishte i treti në ndeshje, ishte i jashtëzakonshëm.

Lexo po ashtu Messi përdori 'dredhi' tek goli nga goditja e dënimit, afroi topin disa metra dhe e zhvendosi atë më në qendër

Por fansat e Liverpoolit e kanë akuzuar Messin në rrjetet sociale për sjellje jo sportive dhe kërkojnë dënimin e tij.

Momenti i goditjes

Ata shkruajnë se ai e ka goditur grusht Fabinhon, që u konsiderua goditje dënimi për në të mirë të Barcelonës, nga ku erdhi edhe goli i tretë.

Edhe xhirimi i ngadalësuar tregon se si Messi e ka goditur brazilianin.

Shihet se si e godet në fytyrë, që në vend ndëshkimi të tij, është Fabinho që merr karton të verdhë.

Shumica e këtyre akuzave, vlen të përmendet, duket se vijnë nga tifozët e Liverpoolit dhe Real Madridit, që nuk janë në gjendje të duartrokasin apo vlerësojnë madhështinë e Messit.

Fansat e Liverpoolit kanë shkruar në Twitter se Messi duhet të dënohet për këtë sjellje.

Një tifoz i Liverpool ka krijuar edhe një peticion online ku kërkon që Messi të dënohet me dy ndeshje.   /Telegrafi/