Lionel Messi bëri një ndeshje të madhe ku Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi shënoi dy herë, ndërsa shoku i tij i sulmit Luis Suarez e gjeti rrjetën njëherë.
Goli i dytë i Lionel Messit nga goditja e dënimit, që ishte i treti në ndeshje, ishte i jashtëzakonshëm.
Por fansat e Liverpoolit e kanë akuzuar Messin në rrjetet sociale për sjellje jo sportive dhe kërkojnë dënimin e tij.
Ata shkruajnë se ai e ka goditur grusht Fabinhon, që u konsiderua goditje dënimi për në të mirë të Barcelonës, nga ku erdhi edhe goli i tretë.
Edhe xhirimi i ngadalësuar tregon se si Messi e ka goditur brazilianin.
https://twitter.com/nmj_rafa/status/1123766945206210561
Shihet se si e godet në fytyrë, që në vend ndëshkimi të tij, është Fabinho që merr karton të verdhë.
Shumica e këtyre akuzave, vlen të përmendet, duket se vijnë nga tifozët e Liverpoolit dhe Real Madridit, që nuk janë në gjendje të duartrokasin apo vlerësojnë madhështinë e Messit.
Fansat e Liverpoolit kanë shkruar në Twitter se Messi duhet të dënohet për këtë sjellje.
https://twitter.com/_bradlfc/status/1123904159122690049
Një tifoz i Liverpool ka krijuar edhe një peticion online ku kërkon që Messi të dënohet me dy ndeshje. /Telegrafi/