Site icon Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për Darwin Nunez: A është ky lojtari që kemi paguar 100 milionë euro për të?

Një video e transferimit të ri të Liverpoolit, Darëin Nunez në stërvitje është bërë virale dhe fansat tashmë janë të shqetësuar.

Reprezentuesi uruguaian realizoi një lëvizje nga Benfica te The Reds muajin e kaluar dhe është duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj për para-sezon.

Nunez kushtoi një rekord të klubit 85 milionë euro plus bonsuet (që e çon shifrën në 100 milionë euro) dhe pritet të udhëheqë sulmin për skuadrën e Jurgen Klopp sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Shqetësime te Liverpooli para derbit me Unitedin: Nunez largohet nga stërvitjet i lënduar

Megjithatë, 23-vjeçari prodhoi një shfaqje tejet të dobët në një stërvitje dhe pamjet po bëjnë xhiron e mediave sociale.

Nunez bëri një gjuajtje mbi traversë dhe nuk arriti të kontrollonte topin nga pasimet që pranonte.

Vlen të theksohet, ky është vetëm para-sezon dhe Nunez ka vetëm më pak se një muaj për t’u ambientuar përpara debutimit të tij në Ligën Premier.

Kjo nuk i ka ndaluar mbështetësit të shprehin shqetësimin e tyre, duke pasur parasysh presionin mbi supet e Nunez.

Një person tha: “Vetëm prisni derisa ta shihni atë në lojë, faleminderit për 80 milionë që na u hoqën nga duart tona”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Kur të gjithë e kuptojnë se ne kemi ulur masivisht vlerësimin e Sadio Manes”.

Lexo po ashtu Klopp tregon prapaskenat si vendosën ta transferojnë Darwin Nunez: U dashuruam në të pas dy ndeshjeve që e pamë

Një i tretë shkoi: “Benfica mund të na ketë grabitur në të vërtetë”.

Ndërsa dikush shtoi: “Kemi mbaruar”.

Nunez shënoi 34 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe gjashtë prej tyre erdhën në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version